Fifi është bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar këto vitet e fundit dhe në fare pak kohë rrëmbeu zemrat e gjithë publikut me stilin e saj të veçantë. Tashmë që është një këngëtare e afirmuar ajo kupton më së miri se si është e ndërtuar dhe si funksionon e gjithë industria muzikore. Ashtu si këngëtarët e vërtetë, ajo mendon se vetëm nëse ke talent mund të ecësh përpara me forcat e tua. Për këtë arsye mëngjesin e sotëm, ajo ka vendosur të jap një mesazh për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e botës së muzikës.
“Kam disa kohë që kam dashur të shkruaja këtë gjë, i erdhi radha si duket… Nanusha nëse nuk e dini 100% që jeni të talentuar edhe që mundeni të çani në industri (përjashtohet fakti nëse babi, mami, daja, xhaxhi ose një kushëri i babit ka njerëz të njohur ose palët në fjalë kanë lekë),mos e gënjeni veten kot, uluni para pasqyrës dhe pyesni veten çfarë, qysh, tek. Më pas jo dy këngë, po dy albume nxirrni”, – ka shkruar këngëtarja.