Rihanna në Milano dukej sikur sapo kishte zbritur nga hëna: Thjesht WOW – AlpeGossip
Rihanna në Milano dukej sikur sapo kishte zbritur nga hëna: Thjesht WOW

Rihanna në Milano dukej sikur sapo kishte zbritur nga hëna: Thjesht WOW

Pasi kaloi pjesën më të madhe të vitit të shkuar duke u kthyer në një mogul të industrisë së bukurisë, Rihanna s’ka ndërmend të dalë, apo të lërë veten pas dore me gjithë ato angazhime. Këngëtarja nga Barbados ishte në Milano për të prezantuar linjën e saj Fenty Beauty, që nga sot do të shitet tek Sephora në shtetin fqinj dhe dukej fantastike.

Veshur me një fustan lëkure Versace, lidhur ngushtë pas beli me një rrip Barocco, ylli i muzikës kishte nxjerrë këmbë dhe bust dhe dukej fantastike.

Ajo ishte lyer kryekëput me kremin e saj metalik dhe kishte ruajtur të njëjtën linjë me tonalitete metalike për grimin në fytyrë dhe bashkë me aksesorët që kishte vendosur në dorë, dukej sikur sapo kishte zbritur nga hëna, ku rastësisht ka gjetur disa produkte të papara makeup-i dhe i solli në planetin tonë për të gjithë tokësorët.