Këngëtari shqiptar Vedat Ademi, ndonëse nuk është treguar shumë aktiv në muzikë, mbetet një ndër më të preferuarit e publikut, i cili i ka bërë të gjithë për vete me zërin e tij.
Sot është për të një ditë shumë e veçantë, pasi feston 12 vjetorin e martesës. Vedati ka publikuar në rrjete sociale një foto krah bashkëshortes, Dorelës, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar Përvjetorin! 12 vjet të martuar”.
Dyshja kanë dalë për të festuar pasi kjo është nata e tyre!