SANREMO/ Ja kush e fitoi festivalin dhe përfaqëson Italinë në “Eurovision” (FOTO) – AlpeGossip
SANREMO/ Ja kush e fitoi festivalin dhe përfaqëson Italinë në “Eurovision” (FOTO)

SANREMO/ Ja kush e fitoi festivalin dhe përfaqëson Italinë në “Eurovision” (FOTO)

Këngëtari Diodato është shpallur fituesi i edicionit të 70-të të Sanremos me këngën e tij “Bëni zhurmë”. Vendin e dytë e zuri Francesco Gabbani, ndërsa pas tij u renditën  “Pinguini Tattici Nucleari”.

Pas shpalljes fitues, do të jetë “detyra” e Diodato-s që të përfaqësojë Italinë në Eurovizion për këtë vit. Një vit më parë,  Italia u përfaqësua nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila u rendit e dyta në Eurovizion.

Festivali i këtij viti në Sanremo ka qënë më shumë se kurrë në vëmendjen e shqiptarëve. Pjesë e këtij spektakli këtë vit ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka hapur mjaft polemika për mënyrën se si foli dhe për faktin që falenderoi Italinë për arritjet dhe për realizimin e ëndrrës së saj.

Gjithashtu në skenë këndoi edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ndërsa Georgina, e dashura e Cristiano Ronaldos, u vesh gjithashtu nga një stiliste shqiptare.