“SE DI A MË KANË VLERËSUAR FEMRAT”/ Noizy tregon se si e shikon partneren ideale - AlpeGossip
“SE DI A MË KANË VLERËSUAR FEMRAT”/ Noizy tregon se si e shikon partneren ideale

“SE DI A MË KANË VLERËSUAR FEMRAT”/ Noizy tregon se si e shikon partneren ideale

Noizy në një intervistë ekskluzive për Revistën Class ka pohuar se është i dashuruar me disa femra: mamin, motrën vajzën dhe mbesën.

Ai nuk ka treguar për femrën që ka zënë vend në zemrën e tij, por ka përshkruar atë idealen.

“Një grua e sinqertë, e thjeshtë që nuk është shumë e lidhur me make up, nëse ka mundësi fare ose shumë pak. Një femër me karakter, me ndershmërinë si mamaja ime ose si motra ime”, thotë reperi.

Je i famshëm, i suksesshëm, ke para, femrat të duan, por a ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë femër të të nënvlerësojë?

Se di, të them të drejtën! Nuk është se i vë re shumë këtyre gjërave. Qëllimet e mia i kam të qarta, kush më nënvlerëson është thjesht një mendim i tyre, gjë që s’më prish punë shumë. Nëse më kanë nënvlerësuar do të thotë që s’më kanë njohur mirë.

Si është gruaja ideale për Noizy?

Një grua e sinqertë, e thjeshtë që nuk është shumë e lidhur me make up, nëse ka mundësi fare ose shumë pak. Një femër me karakter, me ndershmërinë si mamaja ime ose si motra ime.

Çfarë raporti ke me femrat në përgjithësi?

Raporte të mira besoj, se di mbase duhet të pyesni ato.

A je i dashuruar në këtë fazë të jetës tënde?

Po, me disa femra në fakt: mamin, motrën vajzën time & mbesën. I dua shumë./Class