SË SHPEJTI PRINDËR/ Mozzik dhe Loredana martohen në fshehtësi? (FOTO) – AlpeGossip
SË SHPEJTI PRINDËR/ Mozzik dhe Loredana martohen në fshehtësi? (FOTO)

SË SHPEJTI PRINDËR/ Mozzik dhe Loredana martohen në fshehtësi? (FOTO)

Mozzik dhe partnerja e tij Loredana shumë shpejt presin të bëhen prindër për herë të parë. Duket se të dy po e presin me shumë entuziazëm dhe madje janë gati të bëjnë çdo gjë për fëmijën që do të vijë në jetë. Së fundmi ‘Prive’ ka zbuluar se Loredana në momentin që ka zbuluar shtatzëninë ka hequr dorë nga duhani për t’u kujdesur për shëndetin e foshnjës. Loredana ishte një konsumuese e rregullt e duhanit, por shtatzënia nuk mund t’ja lejojë më këtë gjë.

Madje ajo tregon kujdes për ushqimin që konsumon dhe nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale kuptohet se ka shtuar disa kilogramë më shumë. Gjithashtu sipas ‘Prive’ thuhet se Loredana dhe Mozzik janë celebruar në fshehtësi, por kjo nuk është konfirmuar ende nga ana e çiftit. Gjithsesi duke qenë se dy këngëtarët nuk duan të flasin për jetën private, gjithçka do të zbulohet me kohën.