SËRISH NËN AKUZË/ Zbulohet detaji i çuditshëm i setit të fundit fotografik – AlpeGossip
SËRISH NËN AKUZË/ Zbulohet detaji i çuditshëm i setit të fundit fotografik

SËRISH NËN AKUZË/ Zbulohet detaji i çuditshëm i setit të fundit fotografik

Motrat Kardashian vetëm pak ditë më parë bën publike setin më të ri fotografik për “Calvin Klein”. Ato shfaqeshin të gjitha të veshura me të brendshme dhe material xhins, duke qenë se kjo është fushata e firmës për vjeshtën e 2018-të. Në fotografinë në të cilën motrat ndodhen të gjitha bashkë, çdo gjë duket perfekte, por në fakt fansat kanë zbuluar një detaj.

Ata mendojnë se motrat Kardashian kanë përdorur ‘phootoshop’ për të arritur perfeksionin. Më e madhja e motrave, Kourtney Kardashian, dorën e djathë e ka më të vogël se të majtën. Në foto është e vështirë të dallohet, duke qenë se Kourtney e ka dorën të fshehur pas trupit të Kim.

“Çfarë ka ndodhur me krahun e Kourtney? Ndoshta përdorim i keq i ‘photoshop’-it”, – kanë shkruar fansat e tyre në ‘Twitter’. Në fakt nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, sepse motrat Kardashian shpesh kanë rënë pre e akuzave për përdorim ‘photoshop’-i.