SI ASNJËHERË MË PARË/ Romeo poston FOTON e veçantë me Jonidën që po bën namin në rrjetet sociale – AlpeGossip
SI ASNJËHERË MË PARË/ Romeo poston FOTON e veçantë me Jonidën që po bën namin në rrjetet sociale

SI ASNJËHERË MË PARË/ Romeo poston FOTON e veçantë me Jonidën që po bën namin në rrjetet sociale

Ata janë një nga çiftet më të komentuar dhe padyshim më simpatikët në showbizz-in shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Jonida Maliqi dhe aktorin e humorit Romeo Veshaj.

Ata janë prej kohësh në një lidhje dashurie, që ka marrë jo pak vëmendje, kryesisht të mediave rozë. Postimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta prej tyre.

Edhe pse me një diferencë të theksuar moshe, ata duket se kanë gjetur kiminë e duhur me njeri-tjetrin dhe duken aq bukur së bashku. Së fundmi, Romeo dhe Jonida janë nisur për një udhëtim me motorr, ku nuk kanë munguar fotot dhe videot e lezetshme. Mirëpo një prej shumë fotove është vërtet epike.

Romeo shihet të mbajë Jonidën hopa me duart në të pasmet e saj, teksa edhe pse me kokore puthja nuk ka munguar. “Zero gravitet” shkruan Romeo krahas fotos. “To the moon and back”, i ka komentuar Jonida

View this post on Instagram

Zero-Gravity @jonidamaliqi ❤️

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on