SI TË GJITHË NËNAT E REJA/ Elita Rudi tregon momentin epik të mëmësisë (FOTO) – AlpeGossip
SI TË GJITHË NËNAT E REJA/ Elita Rudi tregon momentin epik të mëmësisë (FOTO)

SI TË GJITHË NËNAT E REJA/ Elita Rudi tregon momentin epik të mëmësisë (FOTO)

Në shkurt të këtij viti, moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë një djalë që çifti e pagëzoi me emrin shumë të veçantë, Zëri.

Herë pas here, Elita ndan në profilin e saj momente të ëmbla me të voglin, i cili tashmë është një ndër bebushët më të komentuar të showbizit.

Së fundmi, moderatorja i ka shkrirë të gjithë së qeshuri me një postim në Instastory, ku tregon një moment epik të mëmësisë, kur nëna ushqen të voglin.

Në foton e publikuar, jepet pamja e ëmbël e fëmijës që nëna shikon teksa ushqen fëmijën, ndërsa në foton tjetër, pamja qesharake e nënës që e sheh të voglin nga lart.

Elita e ka shoqëruar postimin me të qeshura me lot, duke lënë të kuptohet se është diçka që i ndodh edhe asaj, si të gjitha nënat që kanë foshnje të vogla.