“TI JE E NGECUR”/ Donaldi dhe Monika sqarohen pas spektaklit: Nuk është e vërtetë… – AlpeGossip
“TI JE E NGECUR”/ Donaldi dhe Monika sqarohen pas spektaklit: Nuk është e vërtetë…

“TI JE E NGECUR”/ Donaldi dhe Monika sqarohen pas spektaklit: Nuk është e vërtetë…

Spektakli i mbëmshëm nxiti shumë nga banorët për të sqaruar gjëra që mbase ishin lënë pezull për një kohë të gjatë.

Pas Ilirit dhe Fifit, dyshja tjetër që u sqarua ishte edhe Monika me Donaldin.

Donaldi këmbënguli se në shtëpi janë krijuar grupe por pranoi se ato po përçahen çdo ditë e më shumë.

‘’Grupe ka, por janë përçarë, dhe do ta shohësh që do të përçahen çdo ditë e më shumë’’,- tha ai.

Monika nga ana tjetër u përpoq të sqaronte se nuk i përket asnjë grupimi, dhe për këtë e garantoi Donaldin se do ta vërtetojë pasi ai të lërë shtëpinë.

Pjesë nga biseda:

Monika: Nuk jam pjesë e asnjë grupi, dhe t’i do ta shohësh në momentin e parë që do të dalësh jashtë.

Donaldi: Ti nuk je pjesë e një grupi??? Ju keni bërë nominimet në grup.

Monika: Më thuaj dikë që nuk e ka bërë këtë gjë brenda shtëpisë. Të gjithë ashtu kemi bërë…

Donaldi: Unë mendoj që t’i ke ngecur në atë situatë. Ke qenë prezent në biseda që nuk duhet të ishe.

Monika: Nuk është e vërtetë, nuk kam ngecur një jetë të tërë.