“U NDANË NGA BURRAT”/ Jonida dhe Bora harrojnë të shkuarën dhe dalin hapur me binjakët (FOTO) – AlpeGossip
“U NDANË NGA BURRAT”/ Jonida dhe Bora harrojnë të shkuarën dhe dalin hapur me binjakët (FOTO)

“U NDANË NGA BURRAT”/ Jonida dhe Bora harrojnë të shkuarën dhe dalin hapur me binjakët (FOTO)

Dy këngëtaret shqiptare nuk u fshihen më kamerave. Bora Zemani dhe Jonida Maliqi janë shfaqur në një nga restorantet e kryeqytetit së bashku me dy aktorët binjakë Donald dhe Romeo Veshajn teksa konsumojnë drekë.

Gjithçka shihet edhe në foton e mëposhtme të publikuar nga Pamfleti.

Bora dhe Jonida për drekë me aktorët

Kjo gjë konfirmon akoma më tepër lidhjen mes personazhëve publikë, tashmë pas deklaratës së këngëtares Jonida Maliqi që la të kuptohej se ishte në një lidhje me Romeon.

Ajo komentoi videon ku shihej në pishin me aktorin me fjalë: Jam e qetë dhe e lumtur.

Ndërsa për Bora Zemanin kjo është hera e parë që del hapur me Donaldin. E pyetur më parë për këtë lidhje, moderatorja e ka mohuar kategorikisht.

Nuk ka asgjë të re në jetën time. Kur të ketë diçka do e merrni vesh, por për momentin jam vetëm”- është shprehur Bora.

Të dy vajzat e showbizit shqiptar kanë pasur më parë një lidhje zyrtare. Jonida Maliqi ishte prej 17 vitesh në bashkëjetesë me biznesmenin Gent Prizreni me të cilin ka edhe një djalë.

Ndërsa Bora Zemani kishte një lidhje prej disa vitesh me DJ Vin Velin, me të cilin ka një djalë gjithashtu.