TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari i njohur (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
TRAGJIKE/  Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari i njohur (FOTO+VIDEO)

TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari i njohur (FOTO+VIDEO)

Kyle Pavone, vokalisti i grupit të rokut “We Came as Romans” është ndarë nga jeta. Ishin anëtarët e tjerë të grupit, që bënë publik lajmin e vdekjes së 28-vjeçarit në një postim në “Instagram”.

“Sot muzika humbi një tjetër talent me vdekjen e Kyle Pavone nga “We Came as Romans”. Jemi të shkatërruar nga ndarja e tij e parakohshme nga jeta. Do të na mungojë buzëqeshja e tij, sinqeriteti, shqetësimi i tij për të tjerët dhe talenti në muzikë.” – shkruanin ndër të tjera, anëtarët e grupit.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit sugjeruan fansat të dhurojë para për bamirësi dhe të mos shpenzojnë për buqeta me lule.

Pavone iu bashkua grupit me bazë në Michingan në vitin 2008 dhe ishte vokalisti kryesor. Në muajin shtator, ata kishin planifikuar të organizonin turin “My Valentine”, së bashku me grupin tjetër “Bullet”.