TUNA E INJOROI KEQ/ Pas deklaratave të këngëtares reagon Robert Berisha (FOTO) – AlpeGossip
TUNA E INJOROI KEQ/ Pas deklaratave të këngëtares reagon Robert Berisha (FOTO)

TUNA E INJOROI KEQ/ Pas deklaratave të këngëtares reagon Robert Berisha (FOTO)

Prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes marrëdhënia delikate e Robert Berishës me kunatën e tij, Tunën. I ftuar tek “Rudina” këngëtari deklaroi se Tunën nuk do që ta takojë dhe prej saj nuk mund të shkojnë në asnjë festë familjare.

Ndërkohë Tuna foli për herë të parë pak ditë më parë në një intervistë për “Prive” ku e injoroi Robertin me përgjigjen e saj. “Për mua e vetmja gjë që ka vlerë në këtë fazë është familja ime. Me ‘familja ime’ nënkuptoj unë, Tian dhe Patrisi. Kështu që krejt të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time”, tha Tuna.

Pas kësaj deklarate Roberti ka reaguar sot duke postuar në Instastory një foto të Patrisit dhe Tianit duke treguar se pavarësisht marrëdhënies me Tunën, me vëllain shkon mirë.

Në një intervistë pak kohë më parë Roberti u shpreh se Tuna nuk ka shanse ta prishë marrëdhënien e tij me Patrisin. “S’ka shanse asnjeri të më prishi mua me vëllain. Mua s’më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk më konvenon dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person”, u shpreh Roberti.