U BË MAMA PËR HERË TË PARË/ Klea Huta tregon si i riktheu menjëherë format trupore (FOTO) – AlpeGossip
U BË MAMA PËR HERË TË PARË/ Klea Huta tregon si i riktheu menjëherë format trupore (FOTO)

U BË MAMA PËR HERË TË PARË/ Klea Huta tregon si i riktheu menjëherë format trupore (FOTO)

Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Krid.

Pas lindjes së tij, moderatorja i habiti të gjithë me format trupore. Ajo publikoi foto ku shfaqej shumë në formë, duke i bërë ndjekësit kuriozë.

Së fundmi, Klea ka realizuar një bashkëbisedim në Instastory, ku ka treguar si ia doli t’i rikthente menjëherë format trupore.

“Mendoj që është dhe gjentike por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, m’u desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Dhe muajin e parë hoqa 16 kg nga 19 që mora gjithsej”, ka treguar ajo.