Rreth një vit më parë mori një vëmendje të madhe një faqe e hapur në Instagram, me emrin “Vipat e Bllokut”.
Prej fillimit, qëllimi ishte publikimi i fotove të personazheve të njohur të cilët kanë bërë operacione plastike dhe nuk i pranojnë, duke sjellë edhe foto para ndërhyrjeve, si dhe publikimi i fotove të atyre VIP-ave të cilët përdorin fotoshop.
Të shumtë kanë qenë personazhet që janë bërë pjesë e kësaj faqeje, e ndërsa kurioziteti për të mësuar se kush fshihet pas “Vipave të Bllokut” ka qenë po kaq me interes për fansat e shumtë, të cilët sot shkojnë më shumë se 165 mijë.
Në një intervistë për “Një kat më lart”, për herë të parë një djalë i ri me emrin Stiljano, ka pranuar të shfaqet me zë e figurë, duke dëshmuar se është ai dhe një miku i tij që administrojnë faqen që “u nxinë” jetën personazheve të njohur.
Ai është shprehur se në fillim kanë qenë të shumë ata që i kanë kërcënuar apo i kanë bllokuar pas postimeve, mirëpo sot duket se janë “miqësuar” e madje kërkojnë edhe vetë që ata tu postojnë foto apo video, pasi kështu ata fitojnë më shumë ndjekës dhe popullaritet.










![Rita Ora shokon kalimtarët: Mban kapele me stemën e një gruaje të zhveshur, me këmbët e hapura [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/da8ef8151d8d74e3b2cc75bb9e449020_L-400x246.jpg)



