U PËRFOLËN PËR NJË ROMANCË/ Xhensila Myrtezaj sqaron të vërtetën që fshihet mes marrëdhënies së saj dhe Ledri Vulajt – AlpeGossip
U PËRFOLËN PËR NJË ROMANCË/ Xhensila Myrtezaj sqaron të vërtetën që fshihet mes marrëdhënies së saj dhe Ledri Vulajt

U PËRFOLËN PËR NJË ROMANCË/ Xhensila Myrtezaj sqaron të vërtetën që fshihet mes marrëdhënies së saj dhe Ledri Vulajt

Disa ditë më parë u përfol për një romancë të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.
Ky thashethem mori dhënë pasi sipas mediave Express, dyshja kanë nisur një romancë dhe dyshimet janë ngritur për shkak se janë parë së fundmi shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ledri Vula është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren. Gjithashtu dyshja raportohet se janë takuar edhe në Prizren.

Mirëpo zërave për një lidhje mes tyre u ka ardhur fundi, pasi vetë këngëtarja, Xhensila, ka bërë të ditur se ata kanë qenë duke u marrë me një bashkëpunim të cilin shumë shpejt do e lançojnë së bashku.

Teksa ka ndarë coverin e këngës së tyre më të re, Myrtezaj, e cila vetëm pak muaj më parë u nda nga baba i dy fëmijëve, aktori Bes Kallaku, ka hedhur poshtë aludime teksa shkruan: Disa flasin, në këndojmë,” duke bërë tag edhe reperin nga Kosova.

Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.

Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.