U PËRLOT PASI MORI VESH VDEKJEN E TIJ/ Luizi zbulon si u njoh me rojën e TCH: Ishim duke u ngrohur… – AlpeGossip
U PËRLOT PASI MORI VESH VDEKJEN E TIJ/ Luizi zbulon si u njoh me rojën e TCH: Ishim duke u ngrohur…

U PËRLOT PASI MORI VESH VDEKJEN E TIJ/ Luizi zbulon si u njoh me rojën e TCH: Ishim duke u ngrohur…

Luiz Ejlli shpërtheu në lot kur mësoi për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë roja i sigurisë të Top Channel, Pal Kola.

Luizi tha se pasi të përfundojë rrugëtimin në Big Brother Vip, ai do të kontribuojë tek familja e Pal Kolës nga ajo që do të fitojë.

“E kam njohur prej emrit rojen, më vjen shumë keq. Në këto momente që po flasim, kjo shtëpi dhe kjo media është më e sigurt se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër. Kur goditet fjala e lirë, duket sikur… Nuk kam emër t’i vendosë këtij akti terrorist. Mendoj se të gjithë bashkë ne mund t’ia dalim. Ju jeni forca jonë pasi jeni në lëvizje aty jashtë. Kemi njëri-tjetrin dhe pavarësisht debateve dhe garave, janë zero përpara kësaj. I them familjes të të ndjerit se në fund të këtij rrugëtimi tim do i jap një pjesë të konsiderueshme”- u shpreh ai.

Mirëpo deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun. Duket se takimi i parë mes tij dhe Palit ka qenë mbrëmjen kur Luizi do të hynte në shtëpinë e BBV, pasi qendroi në pritje për të hyrë brenda shtëpisë.

“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, tha Luizi ndërsa fliste me Arbanën, kur u fut brenda shtëpisë ju tha banorëve se ishte jashtë me rojen dhe se ishte burrë i mirë shumë.