U tallën me pastruesen?! Desara SQARON VIDEON që u bë virale: Ishte thjesht një… – AlpeGossip
U tallën me pastruesen?! Desara SQARON VIDEON që u bë virale: Ishte thjesht një…

U tallën me pastruesen?! Desara SQARON VIDEON që u bë virale: Ishte thjesht një…

Dasara Karaiskaj është shfaqur në një intervistë me Roza Latin, ku në një moment komentuan një sanitare që u kaloi aty pranë. Gerta, ish-banore e Big Brother reagoi duke i fyer gazetaret, ndërsa Dasara ia ktheu duke i thënë se Gerta mund ta kishte vetë mamin pastruese.

 

Këtu “shpërtheu” polemika, pasi nëna e Gertës nuk jeton më. Në një intervistë për “Pop Culture” në Top Channel, Dasara sqaroi versionin e saj.

“Ishte një intervistë shumë e këndshme për çështje showbizz-i. Në kuadër të bisedës me humor që kam qenë duke bërë me Roza Latin, një sanitare ka kaluar përpara nesh dhe unë kam qenë duke qeshur për atë që po thuhej, ndëkohë që Roza ka bërë batutën. Mendoj se edhe batuta e Rozës nuk ishte ndonjë qamet i madh. Nuk kishte asnjë konotacion negativ përveç asaj që u interpretua në media”, deklaroi Dasara.