U THA SE ANULOI KONCERTET/ Loredana bën namin (FOTO) – AlpeGossip
U THA SE ANULOI KONCERTET/ Loredana bën namin (FOTO)

U THA SE ANULOI KONCERTET/ Loredana bën namin (FOTO)

Pas skandalit me çiftin zviceran, u tha se se Loredana e Mozzik do t’i anulojnë koncertet në Kosovë e Diasporë. Mirëpo e vërteta qenka ndryshe.

“Prive” ka mësuar se çifti janë tejet të angazhuar me koncerte këtë verë. Madje Loredana duket se do bëjë namin këtë verë pasi ka edhe nga dy rezervime brenda një nate.

Pak ditë më parë mediat zvicerane bënë të ditur se Zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare Loredana Zefit. Ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë për shkak të dyshimeve se pasuria e Loredana Zefit ka prejardhje të dyshimtë.

Loredana e ka kundërshtuar vendimin dhe ka bërë kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj, por kërkesa e reperes është hedhur poshtë. Pas kësaj, Loredana ka bërë kërkesë që për rastin e saj të angazhohet një avokat shtetëror që punon falas.

Ndërkohë teksa në media flitej për këtë vendim të prokurorisë, Loredana deklaroi se së shpejti do vijë me një këngë të re.

Kënga e fundit e saj është “Labyrinth”, një këngë që theu rekord me shikime.