“KOSOVË EDHE SA DO VUASH?” Stresi revoltohet me burrin që vrau gruan shtatzënë: Meriton të varesh me litar – AlpeGossip
“KOSOVË EDHE SA DO VUASH?” Stresi revoltohet me burrin që vrau gruan shtatzënë: Meriton të varesh me litar

“KOSOVË EDHE SA DO VUASH?” Stresi revoltohet me burrin që vrau gruan shtatzënë: Meriton të varesh me litar

Edhe reperi i njohur, Stresi ka reaguar në lidhje me vrasjen e një 35-vjeçare shtatzënë nga ish-bashkëshorti në oborrin e maternitetit në Prishtinë.

Përmes një postimi në Instastory, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes. Sipas Stresit, burrat që janë burra nuk vrasin gra.

“Ngushellimet e mia familjes. Ahhh moj e shtrenja kosove Edhe sa do vuash???? Burrat qe jan burra nuk vrasin gra po ti meriton ligjin me t’var ne litar para Prishtine more i pabes”, ka shkruar ai.

Më tej, Stresi është shumë i revoltuar me ata vipa se nuk kanë reaguar për ngjarjen e rëndë.

“E di që ju ( vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Qaq nalt se i mut t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak???? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, ka shtuar ai./abcnews.al