UAU/ Stilisti me famë botërore vesh Luana Vjollcën dhe nuk po e besojmë dot (FOTO) – AlpeGossip
UAU/ Stilisti me famë botërore vesh Luana Vjollcën dhe nuk po e besojmë dot (FOTO)

UAU/ Stilisti me famë botërore vesh Luana Vjollcën dhe nuk po e besojmë dot (FOTO)

Luana Vjollca do të publikojë së shpejti bashkëpunimin e saj më të ri, në bashkëpunim me këngëtarin latin, Jay Santos. Ajo ka udhëtuar së bashku me ekipin e saj për në Spanjë, ku po merren me përgatitjet e fundit.

Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, Luana ka zbuluar se për veshjen e saj në videoklip është kujdesur stilisti me famë botërore, Philipp Plein. Ajo ka publikuar një video, krahas së cilës shkruan: “Mezi po pres t’iu tregoj dhuratat nga Philipp Plein”. Philipp Plein është një stilist gjerman dhe themelues i grupit ndërkombëtar “Phlipp Plein”. Ai ka veshur shumë personazhe të famshme nga mbarë bota.

Luana ende nuk e ka zbuluar veshjen e saj por fansat mezi po presin. Përsa i përket këngës, kujtojmë se vetë këngëtari Jay Santos i ka kërkuar një bashkëpunim dhe ajo nuk ka refuzuar. Kënga do të përmbajë dhe strofa në gjuhën shqipe.