“UNË JAM ORIGJINALE, KOPJA KUSH ËSHTË?” Delinda Disha kthen përgjigje ndaj deklaratës së Irgen Çelës (FOTO) – AlpeGossip
“UNË JAM ORIGJINALE, KOPJA KUSH ËSHTË?” Delinda Disha kthen përgjigje ndaj deklaratës së Irgen Çelës (FOTO)

“UNË JAM ORIGJINALE, KOPJA KUSH ËSHTË?” Delinda Disha kthen përgjigje ndaj deklaratës së Irgen Çelës (FOTO)

I ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Irgen Çela u pyet lidhur me mendimin e tij për “Çiftin e shqyer” në ‘Klanifornia’, një numër humori i imituar nga “Çifti i lumtur” në ‘Portokalli’. Irgeni u shpreh se kopja nuk mund të jetë më e mirë se origjinali, duke treguar se këtë ide e kishte zhvilluar bashkë me Florin.

Duke qenë se tashmë shfaqet në një tjetër ekran, me partner në skenë Olsi Bylykun, Delinda Disha ka reaguar lidhur me deklaratën e Irgenit. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Disha ka shkruar: “Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Ritkehem në shkurt në ‘Klanifornia’ origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri.”

Duket se Disha refuzon të pranojë se “Çifti i shqyer”, në fakt, është një kopje e “Çifti i lumtur”. Me vetë atë protagoniste, natyrën identike të numrit të humorit, si dhe me emrin që nuk ndërron shumë nga ai i pari, vështirë të mendosh se pretendimi i aktores qendron në këtë rast. Duke marrë parasysh, që “Çifti i lumtur” është ideuar e krijuar nga Irgen Çela dhe Florjan Binaj, për t’u zhvilluar më pas si një nga numrat identifikues të “Portokalli”, nuk do shumë për të kuptuar se ky i fundit është origjinali. Kështu, pyetja e Delindës se cila është kopja  nuk duket fort me vend.

 

Megjithatë, zgjedhja për kopje ose jo mbetet edhe më shumë në dorë të publikut që i ka ndjekur të dyja variantet. Cili mendoni se ka të drejtë?