Reperi i famshëm Viktor Palokaj ose i njohur ndryshe si Unikatili, ka mbajtur mbrëmë për herë të parë një koncert në Shqipëri.
Që prej dy ditësh reperi lajmëroi fansat për koncertin e tij në Durrës. Një numër shumë i madh fansash janë mbledhur në stadiumin e qytetit të Durrësit për të ndjekur live Unikatilin.
Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet qartë sa e elektrizuar ka qenë atmosfera, ndërkohë që fansat janë “tërbuar” edhe më tepër kur reperi mori flamurin kuq e zi.
Prej disa vitesh reperi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas shumë kohësh erdhi të mbante një koncert në vendin e tij.