Vazhdon debati mes Ronela Hajatit dhe Kozeta Kurtit/ Këngëtarja thumbon gazetaren : Nuk e di kush është dhe pse jeton… – AlpeGossip
Vazhdon debati mes Ronela Hajatit dhe Kozeta Kurtit/ Këngëtarja thumbon gazetaren : Nuk e di kush është dhe pse jeton…

Vazhdon debati mes Ronela Hajatit dhe Kozeta Kurtit/ Këngëtarja thumbon gazetaren : Nuk e di kush është dhe pse jeton…

Pak muaj më parë ka nisur një debat midis këngëtares Ronela Hajati dhe gazetares Kozeta Kurti.

Ronela është shprehur në “Thumb” se personat që zgjedhin këngën fituese nga “Festival i Këngës” për në “Eurovizion” duhet të zëvendësohen pasi janë aty që kur i ati i saj i ka punësuar.

Por i  menjëhershëm ka qenë reagimi i Kozeta Kurtit në rrjetet sociale, e cila ka thënë për këngëtaren se ajo duhet të mësoj të flas në televizion, të ketë më shumë etikë dhe pastaj mund të jap gjykime.

Por kur menduam se ky debat ishte mbyllur, ai u rikthye sërish. Ditën e djeshme Ronela ka qenë e ftuar në “Edicionin Veror” në Abc news, ku përveç të gjithave është pyetur edhe për përplasjen që ka patur me Kozetën.

“Thjesht më është bërë një pyetje a do marr pjesë në “Festivalin e Këngës” dhe kam thënë që momentalisht nuk jam gati”- ka thënë përsa i përket deklaratës, por ajo është pyetur konkretisht për debatin me Kozetën në rrjetet sociale dhe Ronela ka shtuar:

“As nuk e di fare kush është dhe pse jeton, kështu që njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek”.

Mesa duket kjo përgjigje mund të nisë sërish debatin mes vajzave…