XING! Bora Zemani dhe Kiara Tito shfaqen me të njëjtën veshje, kujt i shkon më shumë? – AlpeGossip
XING! Bora Zemani dhe Kiara Tito shfaqen me të njëjtën veshje, kujt i shkon më shumë?

XING! Bora Zemani dhe Kiara Tito shfaqen me të njëjtën veshje, kujt i shkon më shumë?

Kiara Tito dhe Bora Zemani duket se kanë shije të njëjta ku bëhet fjalë për veshjet. Dy vajzat janë shumë ‘stylish’ dhe ndjekin trendet e fundit të modës, sikurse kemi parë në rrjetet sociale apo në daljet e tyre televizive.

Së fundmi, ato kanë qenë në një mendje rreth veshjes së tyre. Kiara u shfaq në ‘Sunny Hill Festival’ me një bluzë të verdhë, të hapur në formë zemre në pjesën e barkut, me gura rreth e qark. Veshjen ajo e kishte kombinuar me një palë pantallona të zeza lëkure që ishin të gjera. Për aksesorë kishte vendosur syze rozë që i kishte kombinuar me një çantë të vogël rozë me gurë.

Këtë veshje ia kemi parë disa muaj më parë Borës gjatë një prej puntatave të “Përputhen”. Edhe Bora ashtu si Kiara e kishte kombinuar bluzën me një palë pantallona lëkure të zeza, por më të ngushta dhe me shkëlqim.

Janë të shumta rastet kur personazhet e njohur të showbiz-it bëjnë xing me njëra-tjetrën me të njëjtën veshje. Secili zgjedh ta kombinojë atë në mënyrën e tij, mirëpo asnjëherë nuk kanë munguar krahasimet e fansave, të cilët i kanë vënë përballë njëri-tjetrit për të krahasuar se cilit prej tyre i shkon më shumë veshja, apo cili është treguar më kreativ në kombinim. Ose në disa raste edhe se kush ka kopjuar kë.

Personazhet publike vishen nga stilistët më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, e sigurisht kjo është arsyeja se përse ndodh shpesh që të bëjnë “xing” përtej stilit unik që kanë.