Zbulohet emisioni i radhës që do t’ju mbajë të gozhduar pas ekranit! Tre prezantueset do të jenë… (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet emisioni i radhës që do t’ju mbajë të gozhduar pas ekranit! Tre prezantueset do të jenë… (FOTO)

Zbulohet emisioni i radhës që do t’ju mbajë të gozhduar pas ekranit! Tre prezantueset do të jenë… (FOTO)

Top Channel këtë verë ka vendosur që ta mbush programacionin e tij me emisione të reja që nuk janë dhënë ndonjëherë në ekranet shqiptare. Përpara disa ditësh u bë e ditur që shumë shpejt në ekranin e këtij televizioni do të fillojnë dy emisione të reja verore. I pari që do të quhet ‘Top talent’ dhe do të zbulojë talente të reja në moderim dhe gazetari, ndërsa i dyti do të jetë kryesisht rreth pushimeve verore dhe vipave që do të prezantohet nga Ori Nebija.

Mirëpo këto nuk do të jetë emisionet e vetme që do shoqërojnë muajt e verës, pasi së fundmi është mësuar se një emision i ri, i cili do të jap detaje për veshjet, ushqimet, akomodimet si dhe guida të qyteteve të ndryshme do të fillojë në 20 qershor në këtë televizion.

Ai do të quhet Top Bloggers dhe do të prezantohet nga tre bloggeret e njohura shqiptare Odeta Banushaj, Sarah Berisha dhe Françeska Çoniku.

Lajmin e ka dhënë Odeta Banushaj në Instagram ku ka publikuar promon e këtij emisioni dhe ka shkruar: “Tri blogere mode, do të eksplorojnë destinacionet turistike shqiptare në formën e një video blogu udhëtimi që do të transmetohet ekskluzivisht në TCH për javë me radhë”.