ZGJODHI FIFIN NË “THE VOICE”/ Sidrit Bejleri: Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa… – AlpeGossip
ZGJODHI FIFIN NË “THE VOICE”/ Sidrit Bejleri: Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa…

ZGJODHI FIFIN NË “THE VOICE”/ Sidrit Bejleri: Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa…

Ndoshta nuk ju kujtohet, por Fifi ka konkuruar në “The Voice of Albania” në vitin 2011.  I vetmi që u kthye në audicionet e fshehura për të ishte këngëtari Sidrit Bejleri.

Megjithëse, rrugëtimi i Fifit nuk zgjati shumë në këtë spektakël, duket se Sidriti është penduar që ajo e eleminua.

Ai është shprehur se nuk duhet ta kishte vendosur përballë konkurentit tjetër, Lundrim Paçukun, i cili shkoi deri në finale.

“Ishin kaq të drejtë, të sinqertë, sa doja të përplasja ata që ishin më të ngjashëm. Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ që u ngrit salla në këmbë. Mund të bënte rrugë me tepër Fifi. Ajo dukej. Unë ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit”, u shpreh Bejleri në  “Ëndërrtjerrësit”.