U dënua 4 muaj për një tatuazh/ Këngëtari shqiptar rrëfen historinë e dhimbshme (FOTO) – AlpeGossip
U dënua 4 muaj për një tatuazh/ Këngëtari shqiptar rrëfen historinë e dhimbshme (FOTO)

U dënua 4 muaj për një tatuazh/ Këngëtari shqiptar rrëfen historinë e dhimbshme (FOTO)

E keni imagjinuar ndonjëherë të dënoheni për një tatuazh? Dikur në fakt nuk ishte shumë e zakonshme ndërsa sot shumë nga njerëzit me të cilët dneshemi çdo ditë kanë tatuazhe në pjesë të dnryshme të trupit. Këngëtari dhe kantautori i njohur Gjergj Leka, I ftuar ditën e djeshme tek Rudina ka rrëfyer se vite më parë ka bërë një tatuazh për të cilin madje është dënuar edhe me burg.

Asokohe, kur kantautori i njohur Gjergj Leka jetonte rininë me muzikën dhe pasionin e tij, kurrsesi nuk mund të mendoje të ishe aq i lirë sa t’i jepje vetes mundësi të bëje një tatuazh. Nëse ky i fundit ishte edhe një simbol fetar, dënimi ishte edhe më i ashpër. Por Gjergjit aq i bënte… bëri një kryq tatuazh, poshtë veshit të djathtë – në një vend të dukshëm pa asnjë qëllim të keq.

“E para e punës unë kam këtë… (duke treguar tatuazhin kryq që ka poshtë veshit të djathtë) dhe, që ta dini, e kam bërë jo në kohën e demokracisë, e kam bërë më herët dhe kam ngrënë dhe nja katër muaj kështu… gjëra…” – tha Gjergji duke nënkuptuar një dënim që me siguri nuk ka qenë aspak i lehtë për të dhe familjen e tij.

E kam bërë, se kështu ka qenë koka ime, ishte kurajë e madhe… Lëre se ia kam ngritur tensionin familjes në atë periudhë” – shtoi duke theksuar se, pavarësisht asaj që kishte kaluar, nuk është penduar: “Jam shumë besimtar në Zot dhe nuk kam bërë kurrë ndarje. Mjafton të besosh në Zot, në një Zot…”,- tregoi këngëtari.