Duffye dhe Noizy kanë bashkuar idetë për projektin më të ri muzikor me titull ‘ A don love?’.
Ky duet habiti të gjithë pasi vite më parë ata nuk i kanë pasur edhe aq mirë punët mes tyre.
Reperi Noizy në këngën ‘Na jena OTR’ e kishte ofenduar rëndë Dafinën dhe pavarësisht se kënga vazhdon të jetë e pranishme akoma në Youtube dhe ai nuk e ka fshirë, këngëtarja shqiptare i ka rregulluar raportet me të, madje shfaqet e afërt si asnjëherë më parë në skenat e klipit.