hkencëtarët shpjegojnë se pse të kesh më shumë para nuk përkthehet në lumturi më të madhe…
Gjatë 50 viteve të fundit, rritja e përgjithshme ekonomike afatgjate është parë dhe cilësia e jetës është rritur ndjeshëm në vendet e zhvilluara.
Por, pse nuk jemi më të lumtur sesa gjyshërit tanë?
Për t’iu përgjigjur pyetjes, Universiteti i Stirling në Mbretërinë e bashkuar ka kryer një studim, të udhëhequr nga Dr. Christopher Boyce i Qendrës për shkencat e sjelljes në të njëjtin universitet, ku janë analizuar informatat nga 50.000 njerëz në Gjermani dhe Britani të Madhe të mbledhur për 9 vjet.
Pas shqyrtimit të të dhënave nga Paneli gjerman Social-Ekonomik në mes të viteve 2001 dhe 2009, u gjet se arsyeja pse nivelet e lumturisë nuk janë rritur së bashku me rritjen e të ardhurave është se njerëzit vrasin mendjen kur humbasin paratë, se sa për të fituar lumturi.
Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore “Psychological Science”, ndihmon në shpjegimin e përqendrimit të riskut tek investitorët; Rënia e përkohshme në të ardhura ka një ndikim më të madh në ndjenjën e kënaqësisë sesa fitimet me të njëjtën madhësi.
Rezultatet sugjerojnë që me qëllim të rritjes së mirëqenies individuale dhe shoqërore, stabiliteti ekonomik është i preferuar për rritjen më të madhe ekonomike me rrezik dhe luhatshmëri më të madhe.