E keni parë shpesh të bëjë eksperimente me look-un e saj, por bjonde Kidën nuk e keni parë asnjëherë. Këngëtarja ka preferuar që prej fillimit të karrierës e deri sot t’i mbajë flokët e zeza dhe ndonjëherë ka bërë ndonjë ndryshim të vogël me ngjyrat.
Mirëpo sot Kida i ka habitur të gjithë me postimet në Instastory ku shfaqet bjonde dhe duket se këtë herë nuk kemi të bëjmë aspak me një paruke.
Këngëtarja duket shumë e kënaqur e madje shkruan se e dashuron pamjen e re.