“PO VJEN NJË TJETËR”/ Anita dhe Ramush Haradinaj japin lajmin e ëmbël – AlpeGossip
“PO VJEN NJË TJETËR”/  Anita dhe Ramush Haradinaj japin lajmin e ëmbël

“PO VJEN NJË TJETËR”/ Anita dhe Ramush Haradinaj japin lajmin e ëmbël

Anita dhe Ramush Haradinaj kanë një histori dashurie mbi 15-vjeçare dhe janë prindër të 3 fëmijëve. Të ftuar në “Xing me Ermalin”, si rrallëherë çifti ka folur mbi periudhën kur Haradinaj ndodhej në burgun e Hagës dhe Anita shkonte ta vizitonte. E në këtë pjesë Ermali e pyeti nëse djali i tyre i parë është konceptuar atje.

“Gjini ka qenë fryt i dashurisë, Hana është e lirimit me kusht, Trimin e kemi nisur si produkt të lirisë, thamë ta rrisim mbarë”, u shpreh Anita. Kryeministri e ndërpreu dhe i tha: “Po këtë tjetrin që po vjen?”.

“Ky që vjen? Mirëseardhtë”, u shpreh Anita dhe publiku nisi të duartrokiste me mendimin se Anita është shtatzënë.

“Jo, jo kemi kohë akoma”, u shpreh Anita.