KUR SUKSESI ARRIN MAJAT/ Era Istrefi ndan skenën me yjet ndërkombëtare (FOTO) – AlpeGossip
KUR SUKSESI ARRIN MAJAT/ Era Istrefi ndan skenën me yjet ndërkombëtare  (FOTO)

KUR SUKSESI ARRIN MAJAT/ Era Istrefi ndan skenën me yjet ndërkombëtare (FOTO)

Pas suksesit me hitin “Bon Bon”, jehona e Era Istrefit kapërceu kufijtë e trojeve shqiptare dhe tanimë për këngëtaren të gjithë dyert janë të hapura! Së fundmi, Era Istrefi ishte pjesë e dy bashkëpunimeve, që u pritën mirë nga publiku. Me këngëtarin britanik Jonas Blue, këngëtarja shqiptare solli hitin “Purpose” dhe me artistin Steve Aoki, ajo prezantoi këngën “Anything More”.

Por, surprizën e vërtetë Era Istrefi e ka ruajtur me 10 janar, teksa do të performojë në Teksas, krahas këngëtarëve më në zë. Burime pranë këngëtares Era Istrefi zbulojnë për “iconstyle.al” se Era do të performojë në koncertin e organizuar në Austin, Teksas së bashku me Lil Yatchy, Migos si dhe Lil Wayne.

Nga ana tjetër, pritet që këngëtarja Era Istrefi të bashkëpunojë klipin me Hitimpulse dhe kënga do të titullohet ‘Where’s Your Love Boy”, ku ajo do të këndojë në gjuhën shqipe.