NË KLIPIN E “THANK YOU, NEXT”/ Ariana Grande i kërkon falje ish-të fejuarit Pete Davidson – AlpeGossip
NË KLIPIN E “THANK YOU, NEXT”/ Ariana Grande i kërkon falje ish-të fejuarit Pete Davidson

NË KLIPIN E “THANK YOU, NEXT”/ Ariana Grande i kërkon falje ish-të fejuarit Pete Davidson

Ariana Grande publikoi mbrëmjen e së premtes videoklipin e këngës “Thank U, Next” duke na rikthyer skenat ikonike të filmave tanë të adoleshencës!

Por syrit të fansave, nuk i ka shpëtuar edhe fakti se Ariana i kërkoi falje ish-të fejuarit të saj Pete Davidson. Gjatë “Mean Girls”, Ariana Grande  shfaqet në krevat duke parë bllokun “Thank u, Next”, ku listoheshin ish-të dashurit e saj. Ndërsa tek të tjerët, kaloi nxitimthi, tek fotoja e Pete, Ariana ndaloi dhe mori frymë thellë duke na zbuluar se çfarë shkruhej për të.

“Më fal që hoqa dorë. Do të të dua gjithmonë. Shumëëëëë” – shkruan këngëtarja në faqen e bllokut, ku shfaqet fotoja e saj me Pete.

Tani u trishtuam edhe më shumë për ta! Ariana i dha fund marrëdhënies mes tyre, pas katër muaj fejesë.