“VITET IKIN”/ Kantautori shqiptar nuk e feston ditëlindjen për një arsye të veçantë (FOTO) – AlpeGossip
“VITET IKIN”/ Kantautori shqiptar nuk e feston ditëlindjen për një arsye të veçantë (FOTO)

“VITET IKIN”/ Kantautori shqiptar nuk e feston ditëlindjen për një arsye të veçantë (FOTO)

Kantautori shqiptar Bojken Lako, ka zgjedhur ta festojë 25-vjetorin e karrierës në skenë me një koncert për fansat dhe bashkëpunëtorët që i kanë qëndruar gjithmonë besnikë.

Në studion e emisionit “Rudina”, ai njoftoi se koncerti do të mbahet në datat 6 dhe 7 dhjetor në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Moderatorja e emisionit Rudina Magjistari nuk e la pa i bërë edhe një intervistë më personale kantautorit, ku ai rrëfeu se nuk e feston asnjëherë ditëlindjen.

“Ditëlindja të jep kënaqësi kur të urojnë, por në fund të fundit ikën edhe një vit. Nuk më pëlqen shumë ta festoj. Më shumë adhuroj të festoj tek një festë e përbashkët, sesa një festë timen” – tha Bojken Lako.

Sakaq, Bojken tregoi se nuk le pa festuar festën e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri.