U KRITIKUA KEQ NGA FANSAT/ Chiara Ferragni ka dicka për t’ju thënë (FOTO) – AlpeGossip
U KRITIKUA KEQ NGA FANSAT/ Chiara Ferragni ka dicka për t’ju thënë (FOTO)

U KRITIKUA KEQ NGA FANSAT/ Chiara Ferragni ka dicka për t’ju thënë (FOTO)

Chiara Ferragni është një nga blogeret më të njohura dhe të paguara. Kohët e fundit është komentuar jo vetëm për linjën e rrobeve që ka nxjerrë në treg, por edhe për familjen e re. Dasma madhështore me këngëtarin Fedez dhe djali i sapolindur e ka vënë atë akoma më shumë në qendër të vëmendjes. Së fundmi në ‘Instagram-in’ e saj ajo ka postuar një foto gjysmë-nudo. E veshur me xhinse, pa bluzë në pjesën e sipërme të trupit dhe duke mbuluar me duar pjesët intime. Për këtë foto ajo është gjykuar shumë nga ndjekësit e saj.

Duke parë komentet negative që ka marrë, ajo ka vendosur të postojë një foto të re sot, veshur me pantallona serioze dhe me një pale reçipeta të zeza.

Në përshkrim shkruante: “Ata që më urrejnë do thonë që kam postuar një foto tjetër nudo.” Komentet në këtë foto kanë qenë të ndryshme, por më së shumti ndjekësit janë munduar ta mbështesin këtë herë duke i bërë komplimente të ndryshme.