VAZHDON LUFTA/ Reperja thumbon Fifin: Dikush bëhet “mami” 17 vjeçe, dikush nuk bëhet as pas 18 projekteve – AlpeGossip
VAZHDON LUFTA/ Reperja thumbon Fifin: Dikush bëhet “mami” 17 vjeçe, dikush nuk bëhet as pas 18 projekteve

VAZHDON LUFTA/ Reperja thumbon Fifin: Dikush bëhet “mami” 17 vjeçe, dikush nuk bëhet as pas 18 projekteve

Lufta se kush është “Mami” mes repereve shqiptare duket se nuk do përfundojë kurrë. Rina Balaj, artistja që solli projektin muzikor të titulluar “Mami” ka dhënë mendimin e saj për fjalët e koleges e saj Fifi.

Kjo e fundit, në një puntatë të “Why Not” në Ora News tha se Rina nuk mund të jetë mami pasi është vetëm 17-vjeçare dhe i mungon eksperienca.

Ndërsa Rina duket se do vazhdojë ta quajë veten të tillë dhe nuk mund ta ndalojë askush.

Rina Balaj: A e sheh jeta nuk është e drejtë? Dikush bëhet mami 17 vjeçe, unë jam 19 në fakt, dikush nuk bëhet pas 8,9 apo 18 projekteve. Unë nuk jam mami (me fëmijë), por i kam disa vajza si të miat. I kam rritur me këto dy duar.