MBRETËRESHËS DO TI BJERË PIKA/ Në dasmën e parë, Meghan Markle paska dredhur cigare marijuane për të ftuarit (FOTO) – AlpeGossip
MBRETËRESHËS DO TI BJERË PIKA/ Në dasmën e parë, Meghan Markle paska dredhur cigare marijuane për të ftuarit (FOTO)

MBRETËRESHËS DO TI BJERË PIKA/ Në dasmën e parë, Meghan Markle paska dredhur cigare marijuane për të ftuarit (FOTO)

Dasma e Meghan Markle me Princin Harry ishin shumë ndryshe nga martesa e saj e parë në Xhamajkë. Kur ishte 30 vjeçe Markle u martua me ish-të fejuarin Trevor Engelson, një producent hollivudian, në shtator të 2011-s.

Dhe e dini cila ishte dhurata që çifti i bëri të ftuarve? Një pako me marijuanë, që do t’i shtonte më shumë lezet festës, sipas tyre.

Meghan personalisht, jo vetëm që u kujdes që çdo i ftuar të merrte një pako të tillë, por madje i ndihmoi që të dridhnin cigaret me marijuanë.

Festa zgjati katër ditë, në të cilën të ftuarit luajtën lojëra në plazh dhe u dendën me pije alkoolike.

Detajet u zbuluan nga disa prej të ftuarve dhe u publikuan në gazetën “The Sun”.

Me siguri do të jetë e turpshme, si për Dukeshën shtatzënë dhe për familjen mbretërore, të cilët janë shprehur shpesh lidhur me shqetësimin për përdorimin e drogës.

Do të jetë e vështirë që Meghan të mohojë faktin që kanabisi ishte një nga dhuratat e festës, pasi u publikua email-i ku i kërkonte një miku që ta ndihmonte për të gjetur qeset e duhura.

“Meghan mendonte se kjo do ta bënte dasmën të paharrueshme”, tha një burim.