U KAPËN “MAT”/ Bjondja bukuroshe flet për lidhjen me Butrint Imerin (FOTO) – AlpeGossip
U KAPËN “MAT”/ Bjondja bukuroshe flet për lidhjen me Butrint Imerin (FOTO)

U KAPËN “MAT”/ Bjondja bukuroshe flet për lidhjen me Butrint Imerin (FOTO)

Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video ku këngëtari Butrint Imeri shfaqej në një club nate në krahët e një femre misterioze.

Ai qëndronte gjatë gjithë kohës duke buzëqeshur dhe në një moment i thotë diçka në vesh vajzës, e cila e shikon dhe qesh. Kaq mjaftoi që në media të qarkullonte lajmi se vajza misterioze ishte e dashura e re e Butrintit.

Mirëpo, për “Iconstyle” vajza bjonde e quajtur Antonela, ka mohuar gjithçka duke thënë se njohja me Butrintin ka qenë rastësi e momentit. Ndërsa përsa i përket fjalëve të pëshpëritura në vesh, ajo ka preferuar t’i mbajë sekret.