Linda Rei vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale, si për sherret e deklaratat e bujshme, ashtu edhe për fotot provokuese.
Linda ra menjëherë në sy për pamjen e saj që herën e parë kur doli në ekranin shqiptar, por ju ende nuk keni parë mamanë e makeup artistes.
Ka qenë vetë Linda që na ka prezantuar me mamanë në fotot e videot e fundit në Instagram ku e quan atë “Mbretëreshë”.
Mamaja e Lindës është bjonde, elegante dhe shumë moderne teksa ka realizuar të njëjtën pozë si e bija.