“ZËVENDËSOHET ENCA”/ Tayna dhe Noizy së shpejti me një bashkëpunim? Këto janë detajet që i nxorrën “zbuluar” (FOTO) – AlpeGossip
“ZËVENDËSOHET ENCA”/ Tayna dhe Noizy së shpejti me një bashkëpunim? Këto janë detajet që i nxorrën “zbuluar” (FOTO)

“ZËVENDËSOHET ENCA”/ Tayna dhe Noizy së shpejti me një bashkëpunim? Këto janë detajet që i nxorrën “zbuluar” (FOTO)

Nuk ka më diskutime se Tayna është kthyer në një prej personazheve më “In” të momentit, si repere por dhe si një prej vajzave më seksi të showbizz-it.

Të gjtiha bashkëpunimet e saj janë kthyer në suksese të padiskutueshme dhe tani pas bashkëpunimit me Ledrin, duket se Tayna nuk do të ndalojë.

Në rrjet flitet për një bashkëpunim të mundshëm mes Taynës dhe Noizyt dhe mund të themi se nuk është vetëm një dëshirë e fabnsave të të dyve.

Ishte faqja e Instagram-it, “Hip Hop Shqip”, e cila njofton për lajmin duke shkruar:

“Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shanse të ndodhë shumë shpejt!”.

Sipas njoftimit duket se ka qenë Tayna ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me reperin nga Shqipëria.

Ndërsa lajmi ende nuk është konfirmuar, duket se ka entuziazmuar shumë fansat e këngëtarëve.

E megjithatë mund të themi se jo gjithçka është vetëm një dëshirë e fansave që lindi papritur.

Tayna ka komentuar ditën e djeshme në foton e DJ të OTR dhe ka mjaftuar vetëm kjo që rrjeti të mari ‘zjarr’ për këtë bashkëpunim.