PASKEMI DASMË/ Fero dhe Arbenita Ismajli i japin fund beqarisë (FOTO) – AlpeGossip
PASKEMI DASMË/ Fero dhe Arbenita Ismajli i japin fund beqarisë (FOTO)

PASKEMI DASMË/ Fero dhe Arbenita Ismajli i japin fund beqarisë (FOTO)

Disa javë më parë, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë kryefjala e mediave dhe çifti më i komentuar në rrjete sociale. Dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin e më pas pozat së bashku morën vëmendjen e të gjithë fansave.
Mirëpo, vetëm disa javë pas bërjes publike të lidhjes së tyre, duket se gjërat mes çiftit po bëhen serioze. Arbenita ka publikuar në Instastoryn e saj një video ku shfaqet me fustan të bardhë nusërie, teksa hedh pas saj buqetën me lule.

“Nuse e ardhshme”, shkruan modelja krahas postimit, duke i lënë të gjithë kuriozë për detaje të tjera rreth planeve të çiftit.