IMITIM QË NUK DUHET HUMBUR/ Olsi Bylyku jep parashikimin si Alba Hoxha (FOTO) – AlpeGossip
IMITIM QË NUK DUHET HUMBUR/ Olsi Bylyku jep parashikimin si Alba Hoxha (FOTO)

IMITIM QË NUK DUHET HUMBUR/ Olsi Bylyku jep parashikimin si Alba Hoxha (FOTO)

Be Coffee” pritet të vijë me ndryshime këtë javë. Këtë e ka bërë të ditur aktori i humorit, Olsi Bylyku i cili ka zbuluar se këtë javë do të prezantohet me një tjetër personazh. I ftuar sot në “Klubin e Mëngjesit” në Club Fm, Olsi ka thënë se do të prezantohet këtë të dielë me personazhin e Alda Priftit.

“Dje kam përfunduar së shkruari materialet për personazhin tim të ri. Ajo quhet Alda Prifti dhe do të bëjë “Parashikimin e Vip-ave”.

Me këtë fjali Olsi ka lenë të kuptojë se ai do të imitojë balerinën, Alba Hoxha e cila prej dy vitesh shfaqet në ‘Tv Klan’ edhe si prezantuese e motit.

Duke marrë parasysh personazhet e Olsit, jemi të bindur që edhe këtë herë do të godasë në shenjë. Ai para pak ditësh ka publikuar edhe bashkëpunimin e tij të ri me Lorenc Hasramën , “Opium”.