Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” do të jenë aktorët e spektaklit të humorit “Duplex”. Në promon e publikuar nga moderatori Ermal Mamaqi shohim se jashtë studios paska ndodhur një sherr.
Vajzat e “Xing me Ermalin” janë përballur me ato të “Duplexit” në parkingun e TV Klan.
“Kujt i thu zusk ti mi?”, i thotë Kejvina Artës, aktores së “Duplex”.
Se çfarë ka ndodhur mes vajzave na mbetet ta mësojmë sot në “Xing me Ermalin” në 21:40.