U HABITËM/ Bashkëshortja e Altin Bashës është këngëtare e njohur por askush nuk e ka ditur – AlpeGossip
U HABITËM/ Bashkëshortja e Altin Bashës është këngëtare e njohur por askush nuk e ka ditur

U HABITËM/ Bashkëshortja e Altin Bashës është këngëtare e njohur por askush nuk e ka ditur

E ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” në Top Channel ishte bashkëshortja e regjisorit të njohur, Altin Bashës. Ndër të tjera, Iliriana e cila tashmë është një kostumografe e njohur, zbuloi për publikun një informacion që pak veta e dinë.
Dikur ajo ishte këngëtare dhe këndonte live nëpër lokale të ndryshme të Kosovës, gjë që ishte jo fort e zakontë për kohën. Megjithatë, pas njohjes dhe martesës me Altinin, asaj iu desh të hiqte dorë nga ky profesion.

“Kam kënduar që e vogël, mirëpo me bandën pastaj kemi filluar diku në ’94-ën. Një bandë me jazz-rock kryesisht, se Kosova ka qenë e njohur prej të ’70-tave me rockun dhe jazzin. Por s’kishte shumë femra që këndonin. Më shumë i kisha miq ata, ‘hajde hajde këndo me ne’, kështu fillova.”- tregon Iliriana.

“Nuk ishte profesioni im ai, ishte hobi të cilin unë kënaqesha kur e bëja. Daljet në skenë kanë qenë deri në vitin 2000, ose më saktë derisa u martova. Pastaj burri tha’ S’ka më me këndu, këndo në shpi’.”

“Ne u njohëm në teatër. Ai erdhi të punojë në regji, unë bëja kostumet në Kosovë. Ndërkohë unë edhe këndoja në darkë dhe e thirra hajde më dëgjo dhe e ka ditur. Por prej kur jemi martuar, obligimet, familja, fëmijët një pas një… Unë akoma këndoj dhe fëmijët kanë trashëguar një farë talenti.”- ka rrëfyer Ilirjana, e cila ka lënë pa fjalë publikun me performancën e saj në studio, siç mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.