“NJË BUZËQESHJE 1 MILION DOLLARËSHE”/ Valdrin Sahiti uron bashkëshorten në mënyrën më të bukur (FOTO) – AlpeGossip
“NJË BUZËQESHJE 1 MILION DOLLARËSHE”/ Valdrin Sahiti uron bashkëshorten në mënyrën më të bukur (FOTO)

“NJË BUZËQESHJE 1 MILION DOLLARËSHE”/ Valdrin Sahiti uron bashkëshorten në mënyrën më të bukur (FOTO)

Edita Ramadani, bashkëshortja e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, festoi dje ditëlindjen. Edita dhe Valdrini kanë menduar që këtë ditëlindje ta festojnë në Francë, me darka në ambiente luksoze dhe shumë ‘shopping’.

Sigurisht në këtë ditë të rëndësishme për Editën, nuk mund të mungonte dhe urimi publik i Valdrinit në ‘Instagram’. “Shiko veten në pasqyrë dhe do të shohësh një grua të bukur me një buzëqeshje 1 milion dollarëshe. Bekime për ty, të dua”, ka shkruar stilisti në postimin e tij. Edita ia ka kthyer me një koment shumë të ëmbël, “Faleminderit që ma zbukuron jetën shpirt. Të dua shumë”, ka shkruar ajo duke e shoqëruar komentin me disa zemra të kuqe.

Edhe pse momentalisht gjenden larg vajzës së tyre, çifti duket se është duke i shijuar në maksimum pushimet e ditëlindjes.