ZBULOHEN DETAJET/ Familja Kardashian-Jenner këtë herë përfshijnë fëmijët e tyre në biznes – AlpeGossip
ZBULOHEN DETAJET/ Familja Kardashian-Jenner këtë herë përfshijnë fëmijët e tyre në biznes

ZBULOHEN DETAJET/ Familja Kardashian-Jenner këtë herë përfshijnë fëmijët e tyre në biznes

Motrat Kardashian-Jenner, përveçse njihen për influencën e madhe që kanë në modë dhe në botën e televizionit, janë të famshme edhe për bizneset apo fitimet marramendëse që kanë. Së fundmi ‘TMZ’, ka zbuluar se planet e tyre për zgjerimin e biznesit do të përfshijnë edhe fëmijët. Stormi Webster, True Thompson, North, Chicago, dhe Saint West do të jenë shumë shpejt emra markash.

Motrat Kardashian-Jenner i kanë regjistruar ligjërisht dhe pritet të hapen disa biznese që ofrojnë shërbime të ndryshme, nën emrat e fëmijëve më të famshëm. Mendohet se në qendër të tyre do të jenë produktet e kujdesit për fëmijë, nënat e reja dhe veshje të ndryshme.

Kylie Jenner ka edhe plan një tjetër për të bijën. Ajo ka shumë dëshirë të regjistrojë si markë ‘Stormiworld’, emri i parkut me të cilin ajo surprizoi Stormin gjatë ditëlindjes së parë.

Mbetet për t’u parë nëse këto plane do realizohen shpejt.