KUR DO TË TË HEQË ERMALI SE PO NA DHEMBIN SYTË? Kejvina zbulon kur do të largohet nga “Xing”-u – AlpeGossip
KUR DO TË TË HEQË ERMALI SE PO NA DHEMBIN SYTË? Kejvina zbulon kur do të largohet nga “Xing”-u

KUR DO TË TË HEQË ERMALI SE PO NA DHEMBIN SYTË? Kejvina zbulon kur do të largohet nga “Xing”-u

Velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka treguar se kur mund të lërë punën e saj në emision.

Në një debat me një komentuese në Instagram, ajo zbuloi se rasti i vetëm kur mund ta hiqte nga puna Ermal Mamaqi, ishte kur t’i mbushej mendja të ikte vetë.

“Kur do të heqë dhe ty Ermali, se po na dhëmbin sytë”, e pyeste një ndjekëse në njërën nga fotot e Instagramit.

“Pse do shkosh ti”? e pyeti Kevina.

“Nuk ndodh tek unë të më heqin nga puna zogu, kështu që taksirat ruaji sytë e tu derisa sa të më mbushet mendja mua edhe shikim të mbarë ndërkohë mmm dhe stili jot shumë skandal gjithsesi”, i është përgjigjur Kejvina.

Në debat mes tyre ka ndërhyrë dhe moderatorja Einxhel Shkira e cila qesh me komentet e Kejvinës drejtuar komentueses për stilin e saj.