LEDION LIÇO LARG SKENËS/ Ndarja e çmimeve “Oscar” i besohet një tjetër gazetareje – AlpeGossip
LEDION LIÇO LARG SKENËS/ Ndarja e çmimeve “Oscar” i besohet një tjetër gazetareje

LEDION LIÇO LARG SKENËS/ Ndarja e çmimeve “Oscar” i besohet një tjetër gazetareje

Prej shumë kohësh, nëpër portale ka fjalë që Ledion Liço është shkëputur përfundimisht nga ‘Top Channel’. Ndryshe nga vitet e tjera, Ledioni nuk ka qenë pjesë e ‘The Voice’ dhe mesa duket, planet për prezantimin e programit ‘Big Brother’, janë anuluar.

Edhe në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve ‘Oscar’, vendin e Ledionit do ta zërë gazetarja Jetona Koçibelli. Mungesa e tij në ‘Top Channel’ mund të jetë diçka definitive që nuk lidhet vetëm me një program, por me televizionin në tërësi. Kujtojmë që Ledion Liço ka qenë një nga moderatorët më të pëlqyer, por mesa duket momentalisht është duke I kushtuar më tepër vëmendje familjes së tij.