“NDIHEM BOSH”/ Këngëtari shqiptar flet për ndarjen nga e fejuara (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“NDIHEM BOSH”/ Këngëtari shqiptar flet për ndarjen nga e fejuara (FOTO+VIDEO)

“NDIHEM BOSH”/ Këngëtari shqiptar flet për ndarjen nga e fejuara (FOTO+VIDEO)

Pak muaj më parë u bë e ditur se këngëtari shumë i dashur për publikun, Mateus Frroku është ndarë nga e fejuara pas 9 vitesh lidhje.

Lajmin e konfirmoi vetë këngëtari i ftuar në “Ora news” ku deklaroi se është beqar.

Pak kohë pas ndarjes, Matues në një intervistë për “Thumb” është shprehur se ndihet bosh.

“Uroj të kalojë kjo ndjesi por për momentin nuk e di pse kam një boshllik, që më duket e vështirë të vij diçka e re por sigurisht që do të vijë në jetë”, u shpreh këngëtari.

Kujtojmë që Mateus ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Pa këmbë në tokë”.